Ina Zhupa: UNESCO raport kundër koncesionit të Butrintit! Dokumenti i është fshehur Kushtetueses

22 Dhjetor 2023, 19:56| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 20:16

  • Share

Deputetja e Rithemelimit Ina Zhupa deklaron se UNESCO ka finalizuar dhe transmetuar tek autoritet shqiptare një raport kundër koncesionit të Butrintit.

Sipas saj raporti "që vjen si provë i gjithë kundërshtimeve që ka UNESCO kundra modelit me koncesion të Butrintit", i është fshehur Gjykatës Kushtetuese.

Postimi i Ina Zhupës

UNESCO raport kundër koncesionit të Butrintit.Raporti nuk lejohet të publikohet nga qeveria shqiptare.

Gjykatës Kushtetuese i është fshehur raporti i UNESCO për misionin e tetorit 2022 dhe është mashtruar gjatë procesit gjyqësor nga Këshilli i Ministrave sikur ky raport nuk ekziston.

Ne sot kemi provën zyrtare, ku na informojnë zyrtarisht nga UNESCO, që raporti i monitorimit i është cuar Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe shteti palë Shqipëria nuk ka dhënë autorizim ta publikojnë.

Ky raport ishte ai që kërkojmë ne si provë i gjithë kundërshtimeve që ka UNESCO kundra modelit me koncesion të Butrintit. Këtë raport e kërkoi Gjykata Kushtetuese dhe dha afat deri në 30 nëntor. Në gjykimin kushtetues, unë ju thashë nga burimet e komunikimeve informale, se ky raport kishte ardhur dhe e kishte në zotërim qeveria shqiptare.

Kryetarja Holta Zacaj pyeti përfaqësuesin e qeverisë, i cili në proces gjyqësor mashtroi dhe mbajti qëndrimin publik dhe zyrtar se nuk ka një raport të tillë. Ai deklaroi që çfarë kishim nga UNESCO, i kemi dhënë.

Mashtroi duke sajuar edhe një email në 11 natës me ambasadoren tonë në UNESCO. Turpi është që në mashtrim përfshinë edhe ambasadoren duke e detyruar të shkruante që ska raport dhe duke cituar një datë pa lidhje me gjykimin. A ka nevojë për më shumë prova Gjykata Kushtetuese sesa ky mashtrim dhe fshehje e raportit të misionit të UNESCO?!

Citoj shkresën e UNESCO:

“Lidhur me kërkesën tuaj për statusin e raportit të misionit të të përbashkëtë Qendrës të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe Misionit Këshillimor ICOMOS, që u zhvillua nga data 26 deri më 28 tetor 2022, ju lutemi të jeni ë informuar se ky raport është finalizuar dhe transmetuar tek autoritetet kompetente në Shqipëri, përkatësisht Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore si organizata qeveritare e caktuar si përgjegjëse kryesore për zbatimin e Konventës së Trashëgimisë Botërorenë Shqipëri. Shteti Palë i Shqipërisë nuk ka autorizuar publikimin e raportit në faqen e Trashëgimisë Botërore”

Fshehja është tipar i krimit, tipar i atyre që janë të zhytur në paligjshmëri. Ndryshe raporti do ishte kudo, po tju vinte pas qejfi të qeverisë.

I kërkoj Gjykatës Kushtetuese të marr raportin që e ka kërkuar vetë nga Këshilli i Ministrave dhe të ndaloj sa më shpejt këtë koncesion, duke respektuar kushtetutën e vendit dhe duke mbrojtur historinë, identitetin dhe trashëgiminë kombëtare.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?