Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku: Tre arsyet pse produktet ushqimore në Shqipëri janë më të shtrenjta krahasuar me vendet e BE-së

10 Nëntor, 13:00| Përditesimi: 10 Nëntor, 18:13

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shpeguar në një video në rrjetet e saj sociale ku rendit arsyet kryesore pse produktet ushqimore në Shqipëri janë më të shtrenjta krahasuar me vendet e Bashkimit Europian.

Sipas Tabakut, tre faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë problem të përditshëm për qytetarët janë: taksat e larta socialiste, monopolet në tregjet e shitjes dhe shpërndarjes, si dhe rënia e të ardhurave të qytetarëve .

Ka tre arsye të thjeshta dhe të qarta se pse shqiptarët paguajnë 40% më shtrenjtë për produktet krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, kryesisht për produktet ushqimore.

Arsyeja e parë është taksimi socialist, i cili vendos një taksë të lartë që përfshin akcizën për karburantin, TVSH-në dhe mbështetjen për produktet e shportës.

Arsyeja e dytë lidhet me tregjet e kapura, të cilat kontrollohen nga një numër i vogël kompanish. Ky fakt e bën të pamundur për operatorët e vegjël dhe bizneset e vogla që të hyjnë dhe të konkurrojnë në treg.

Arsyeja e tretë janë të ardhurat e disponueshme, të cilat po bien gjithnjë e më shumë, duke zvogëluar fuqinë blerëse të konsumatorëve. Megjithëse shifrat zyrtare të inflacionit mund të jenë të ulëta, realiteti në xhepat e njerëzve është krejtësisht ndryshe. Ky është realiteti që duhet të ndryshojmë: shitjet e produkteve me çmime të larta për shkak të tregjeve të kapura, mungesën e konkurrencës dhe kapjen e tregut.

Në përfundim, deputetja demokrate Tabaku kërkoi ndryshimin e politikave aktuale për të rikthyer konkurrencën në treg dhe për të lehtësuar barrën fiskale mbi qytetarët shqiptarë.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 10/11/2024 19:50

    Arsyeja e vertet e cmimeve ne Shqiperi eshte se produktet ushqimore dhe marketet jane bere monopol i hajduteve duke filluar nga ty o grabitqare o e pa bese e kane zanafillen qe kur ishit ju te firmave piramidale dhe krimeve njerezore ne pushtet o Sudeeeee Tabaku!Keni grisur keni djegur te vertetat bashk me Lulzim Bashen po per fatin e mire historia i ka ne memorie dhe do denoheni penalisht nga drejtesia dhe gjykata popullore shqiptare!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?