Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho i është referuar statistikave të INSTAT për të treguar se Shqipëria është e fundit në rajon për pagën më minimale, rrjedhimisht e fundit dhe për indeksimin e saj.
Xhixho shprehet se pavarësisht se çmimet në Shqipërisë janë shumë të larta, përsëri paga minimale në Shqipëri nuk ka ndryshuar.
Deklarata e Erisa Xhixhos:
Shqiptarët janë sot më të keqpaguarit në gjithë Europën. Paga minimale në Shqipëri është vetëm 408 euro, sipas Eurostat. Kjo do të thotë që familjet shqiptare me të ardhura të ulëta janë më të varfrat në kontinent.
Edhe krahasuar me fqinjët tanë, jemi të fundit:
Mali i Zi – 670 euro
Serbia – 618 euro
Maqedonia e Veriut – 584 euro
Bosnja – deri në 600 euro
Shqipëria – vetëm 408 euro!
Ndërkohë që çmimet në vend janë rritur dhe shpesh janë më të larta se në BE, paga minimale në Shqipëri nuk ka ndryshuar. Rezultati? Fuqia blerëse ka rënë, konsumi ka rënë, dhe mijëra familje sot nuk sigurojnë dot ushqimin bazë.
60% e shqiptarëve nuk mund të përballojnë as një javë pushime. Vetëm për t’u ushqyer, shqiptarët shpenzojnë 40% të të ardhurave mujore, kur mesatarja e BE-së është rreth 13% . Një e treta e të ardhurave që krijon ekonomia vendase në një vit shkon për t’u ushqyer.
Fqinjët tanë i kanë rritur pagat minimale me ritme të larta:
Serbia +34%
Mali i Zi +25%
Maqedonia e Veriut +20%
Në Shqipëri? Rritja ka qenë 0%.
Sepse kjo qeveri mendon për xhepat e saj dhe të një grushti njerëzish, jo për qytetarët që punojnë çdo ditë për një jetesë më të mirë.
Theksojmë se në fillim të vitit 2026 kryeministri Rama ka premtuar rritje të pagës minimale nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë të reja. Nga 22 mijë lekë që ishte në vitin 2014, paga minimale është rritur 7 herë kryesisht në vlera midis 2 mijë deri në 6 mijë lekë, për të arritur në 40 mijë lekë në mesin e 2023-shit.
Komente
