Deputetja e PS, Ilva Gjuzi mori pjesë sot në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, ku është anëtare, bashkë me foshnjen e saj. Deputetja e mbante fëmijën në kraharor.
Kryetarja e komisionit, Anila Denaj, e përshëndeti praninë e deputetes me fëmijën, duke e cilësuar një ogur të mirë për frymën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe për objektivat që lidhen me barazinë gjinore.
"Zonja Gjuzi shpresoj që të jetë jo vetëm një prezencë e mirë e fëmijës tuaj, por edhe në frymë të zhvillimit të qëndrueshëm, ajo që lidhet me barazinë gjinore dhe politikat në frymë të kësaj, prezenca juaj me fëmijën këtu e përshtat më së miri.", u shpreh Denaj.
Komente
