Edona Bilali

Politikë

Deputetja e zgjedhur e PS: Unë i  kërkova Ramës që të lejojë tifozët në stadium, për Shkodrën s’thotë kurrë jo

31 Maj 2021, 20:48| Përditesimi: 31 Maj 2021, 20:59

  • Share

Finalja e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Vllaznia u luajtn ë stadiumin “AIR Albania”, ku për herë të parë që pas pandemisë së COVID, tifozët patën mundësi të ndjekin nga stadiumi ndeshjen.

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në zonën e Shkodrës, Edona Bilali thotë se ka qenë ajo që i ka kërkuar kryeministrit Edo Rama që ndeshja të luhej me praninë e tifozëve. Në Facebook, Bilali falënderon Ramën ndërsa thotë se ky i fundit nuk thotë asnjëherë ‘jo’ për Shkodrën.

“Sonte Vllazninë e duartrokasim në stadium. Tifozët më kërkuan publikisht që  të bëhesha urë për ti kërkuar Kryeministrit të lejonte në stadium sigurisht me numra të limituar dhe duke respektuar masat ndaj COVID-19.

E kërkuam dhe na u pranua ndaj një falenderim special që nuk thotë kurrë “Jo” për Shkodrën.  Falënderim gjithashtu edhe Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që mirëkuptoi kërkesën tonë. Tani është radha jonë që me distancim fizik ta shpërblejmë. Sonte zemra rreh fort”, shkruan Bilali.

Më herët ka qenë edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e cila i ka bërë kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë që të lejohen 30% e tifozëve në stadium.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë dha sot lejen që kjo finale të luhet me 1000 tifozë në "Air Albania", një numër i kufizuar për shkak se ende vendi është nën "ethet e COVID-19".

Komento

Komente

  • goni: 31/05/2021 21:21

    nje prove me shume qe cdo gje e ben rama ,pra struktura qe vendosin ska fare ...bravo na e thote dhe me krenari .....zot na ruaj

    Përgjigju
  • Qytetari Shqipetar: 31/05/2021 21:14

    Zonjush Edona Bilali Ti thua qe Kryeministri Edi Rama kurre nuk thote Jo per gjera qe i Lyp Populli A mundesh me i thone Kryeministrit me bo nje Spital si ai i Fierit ne Qytetin tend Shkoder per zonen e veriut ???? A mundesh me e lexu kete thirrje time e me kthy pergjigje ok FLM

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?