Deputetja Ina Zhupa prezanton raportin e UNESCO-s për Butrintin: Mbështet tërësisht pozicionin tonë! Kuvendi ka shkelur...

18 Mars, 12:43| Përditesimi: 18 Mars, 13:03

  • Share

Deputetja Ina Zhupa përmes një deklarate nga selia e Kuvendit ka prezantuar Raportin e UNESCO-s për Parkun e Butrintit. Sipas Zhupës, UNESCO mbështet qëndrimin e opozitës në lidhje menaxhimin e këtij parku, mbështetut plotësisht në Konventën e Parisit dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

'Raporti i UNESCO-s mbështet tërësisht pozicionin tonë si Kërkues se Këshilli i Ministrave, Kuvendi i Shqipërisë dhe Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit (FMB) kanë shkelur në mënyrë sistematike dhe konsistente parimin e “rolit parësor” të Shtetit Palë sipas Konventës së Parisit të v. 1972, dhe rrjedhimisht edhe Kushtetutën e Shqipërisë përmes Ligjit 50/2022 objekt kundështimi, qoftë në fazën hartuese, miratuese dhe zbatuese.'

Nga ana tjetër, deputetja shton se raporti ngre shqetësimin e përkeqësimit të Vlerave të Jashtëzakonshme Universale nga investimet në Park.

'Raporti del hapur kundër qasjes së FMB dhe biles ngre shqetësimin që kjo marrëveshje mund të përkeqësoj OUV, pra Vlerat e Jashtëzakonshme Universale.  e thotë qartësisht që është vullnerabël sot por mund të përkeqësohet për shkak të prioriteteve aktuale të financimit të FMB, sipas ligjit 50/2022.'

Zhupa shton se UNESCO kërkon që Ministria e Kulturës ta mbajë në mbikqyrje të gjithë pasurinë e Butrintit. 

'Po ashtu, UNESCO kërkon që Ministria e Kulturës të mbajë në mbikëqyrje të gjithë pasurinë e Butrintit, si një e tërë dhe jo vetëm pjesë të saj por shkon deri aty sa të kërkojë “pjesëmarrjen e një përfaqësuesi vendor në Bordin e Drejtorëve”.

Mes debateve të shumta mes opozitës dhe maxhorancës, para disa muajsh kuvendi miratoi me 75 vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintin nga fondacioni shqiptaro-amerikan AADF, në të cilën bën pjesë edhe shteti. 

Marrëveshja synon zhvillimin e Parkut të Butrintit, dhe kthimin e tij në një pikë të rëndësishme turistike.Një grup prej 36 deputetësh opozitarë i kërkuan Gjykatës Kushtetuese që ta shfuqizojë si antikushtetues ligjin mbi administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. 

Gjykata Kushtetuese, një muaj më parë, bëri një ndryshim të procedurave të saj, duke i kërkuar qeverisë raportin e UNESCO-s dhe rihapjen e seances plenare për Butrintin.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?