Politikë

Deputetja më e moshuar e parlamentit shqiptar feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot Luljeta Bozo

2 Tetor 2021, 19:33| Përditesimi: 2 Tetor 2021, 19:54

  • Share

TIRANË- Sot është një ditë e veçantë për Luljeta Bozon, deputetn më të moshuar të parlamentit shqiptar. Luljeta Bozo feston ditëlindjen ditën e sotme dhe mbush plot 79 vjeç.

Urimi që ka spikatur ditën e sotme për Luljeta Bozon është ai i nuses së saj. Alda Bida, nusja Petri Bozdos, përmes një postimi në ‘Instagram’ i ka shkruar disa fjalë të ngrohta vjehrrës së saj.

“Të paçim sa më gjatë pranë për besimin që kemi në forcën e mendjes tënde, për mesazhin e bukur se jeta gjithnjë ka një ripërtëritje e duhet jetuar, për zërin e ngrohtë dhe leksionet që i jep jo thjesht në auditor por në shkollën e madhe të jetës… për guximin, forcën, shembullin, përkushtimin… për çfarë kam mësuar nga ty, e që ua mëson edhe stërnipërve! Frymëzim e motivim të kemi! Gëzuar, Luljet”, shkruan Alba Bida.

Kujtojmë që Luljeta Bozo doli deputete nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.  Gjatë gjithë karrierës e saj në fushën e inxhinierisë së ndërtimit, ajo ka botuar 33 libra profesionalë dhe është kryetare e Shoqatës së Gjeoteknikëve të Shqipërisë. Deputetja i ka përfunduar studimet në degën Inxhinieri Ndërtimi pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1965 ku ka përfunduar edhe doktoraturën në vitin 1989

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?