Politikë

Deputetja më e votuar në Qarkun Elbasan, Sara Mila e përlotur: Kam punuar shumë që të arrij këtu ku jam sot

14 Maj, 23:08| Përditesimi: 14 Maj, 23:14

  • Share

Kandidatja socialiste në Elbasan, Sara Mila, ka shprehur për mediat emocionet e mëdha pasi rezultoi deputetja më e votuar në qark.

“Kam përshtypjen që është hera e parë që derdh lot në këtë fushatë sepse është jashtë çdo imagjinate. Unë kam punuar shumë që të arrij këtu ku jam sot, kam ëndërruar shumë dhe kam ecur përpara me një vullnet dhe një pasion të jashtëzakonshëm dhe dua që kjo fitore e ime të shpërblehet për të gjithë qytetarët e Elbasanit por më shumti dua që të jetë një moment i mirë për çdo vajzë shqiptare, për çdo vajzë të re që është atje dhe ëndërron fort se një ditë do t’ia dalë është e sigurt që do t’ia dalë”,- u shpreh Mile.

Në Qarkun e Elbasanit, Partia Socialiste konfirmon epërsinë duke siguruar 9 mandate, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha do të fus vetëm 4 nga 5 deputetët e listës së mbyllur.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?