Ina Zhupa nga njësia administrative Vergo në Delvinë

Politikë

Zjarret/ Zhupa nga Delvina: Qeveria të mos vonojë dëmshpërblimin e banorëve për dëmet

2 Gusht, 12:19| Përditesimi: 2 Gusht, 12:51

  • Share

Disa ditë pasi Delvina u përfshi nga zjarre masive, Partia Demokratike i kërkon autoriteteve të mos vonojnë dëshmpërblimin e banorëve. Deputetja Ina Zhupa i kërkon autoritetve të ngrenë sa më parë grupet e punës me përfaqësues të pushtetit lokal dhe qendror, dhe të trokitet në çdo derë për evidentimin e dëmeve.

Zhupa tha se flakët kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në pasuritë e banorëve, duke shkatërruar agrume, ullinj dhe blegtori. Sipas saj, situata është katastrofale dhe banorët ndihen pa shpresë për të ardhmen.

“Ne jemi këtu jo vetëm për t’u dhënë mbështetje banorëve, por edhe për të bërë thirrje për ngritjen e menjëhershme të një grupi të përbashkët pune, me përfaqësues të pushtetit lokal dhe atij qendror, për evidentimin shtëpi më shtëpi të të gjitha dëmeve,” – deklaroi Zhupa.

Deputetja kërkoi gjithashtu që dëmshpërblimi monetar për banorët të bëhet në mënyrë të plotë, të shpejtë dhe efektive, për t’u dhënë atyre mundësinë të rikuperojnë dhe të vazhdojnë jetesën në zonë.

Ajo kritikoi menaxhimin e situatës dhe paralajmëroi se nuk duhet të përsëriten problemet e mëparshme me trajtimin e pasojave të zjarreve.

“Duhet t’u qëndrojmë banorëve në krah, në mënyrë që ata të kenë shpresë dhe të zgjedhin të qëndrojnë në Shqipëri,” – përfundoi Zhupa.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • KEQDASHIA: 02/08/2025 14:26

    Përpara se t'i kërkosh shtetit moj bëni ju gjestë human, dorëzo NJË PAGË MUJORE, SE afërsishtë është baraz me 40÷45 krerë të imta.

    Përgjigju
  • Lala: 02/08/2025 12:47

    Taksat e mia QE paguaj un Jan per rrug kopshtw cerdhe ujsjelles dritat .sic paguj un siguracione per shpin per makinen te paguaj ene katunari se domaten na e shesin me 1500 lek ne MES te gushtit.edukojeni popullin QE duhet siguruar CDO gje QE Mund te digjet.permbytet.etj ETJ mo's I mesoni me demshperblime NGA shteti se sjemi me ne komunizen.taksat e mia Dua te shkojn per shkolla QE te edukohet brezi neserm.me rrug e per ndricim.sdu te shkojn per delet e fshatarit I cili do ma shesi ate mishin per te cilin ka Marr demshperblime NGA taksat mia

    Përgjigju
  • USA.: 02/08/2025 12:30

    Pse duhet ti shperlblej shteti? Siguro pronen! Kjo gjasme u del ne mbrojtje banoreve te prekur!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?