Kreu i OBSH, Tedros Adhanom dhe presidenti kinez, Xi Jinping

'Der Spiegel': Presidenti kinez i kërkoi OBSH-së të vonojë paralajmërimin global për COVID-19! Reagon OBSH: E pavërtetë

10 Maj 2020, 16:14| Përditesimi: 10 Maj 2020, 16:16

  • Share

Presidenti i Kinës Xi Jinping i ka kërkuar në janar Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom ‘të vonojë një paralajmërim global’ për kërcënimin e COVID-19. Kjo është zbardhur nga një raport i Shërbimi Federal i Inteligjencës Gjermane (BND) dhe  publikuar nga gjermania “Der Spiegel”.

I cilësuar si një raport “bombastik”,  “Der Spiegel” shkruan se sipas BND thuhet se gjatë një bisede më 21 janar  "udhëheqësi i Kinës Xi Jinping kërkoi nga shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus të mos flasë për informacionet rreth transmetimit nga njeriu te njeriu dhe të vonojë një paralajmërim pandemik. BND vlerëson se politika e informacionit e Kinës humbi katër deri në gjashtë javë për të luftuar virusin në të gjithë botën”.

Kjo ka sjellë menjëherë reagimin  të OBSH, duke i cilësuar publikimet  “të pabaza dhe të pavërteta“.

"Dr Tedros dhe Presidenti Xi nuk folën më 21 janar dhe ata kurrë nuk kanë folur me telefon. Raporte të tilla të pasakta shpërqendrojnë dhe dëmtojnë përpjekjet e OBSH-së dhe botës për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19.  Kina konfirmoi transmetimin nga njeriu te njeriu i koronavirusit më 20 janar para bisedës telefonike të pretenduar. OBSH deklaroi publikisht më 22 janar se “të dhënat e mbledhura … sugjerojnë që transmetimi nga njeriu tek njeri po zhvillohet në Wuhan", thuhet në deklaratë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?