Takimi i Ramës me Presidentin e SHBA, Donald Trump

Politikë

Der Spiegel zbardh diskutimet në samitin e NATO-s: Shqipëria, i vetmi vend që u përgëzua nga Trump

16 Korrik 2018, 13:14| Përditesimi: 16 Korrik 2018, 13:26

  • Share

Gazeta gjermane “Der Spiegel’ i ka kushtuar një shkrim samitit të NATO-s ku morën pjesë të gjithë liderët e vendeve anëtare, mes tyre edhe Kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në artikullin e Der Spiegel, flitet edhe për Shqipërinë dhe bisedën që Kryeministri Edi Rama, zhvilloi me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë samitit.

Në shkrim thuhet se Shqipëria ishte i vetmi vend që u përgëzua nga Trump, ndërkohë që vetë Rama, zhvilloi një takim kokë më kokë me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Përgjatë pushimit, kryeministri Edi Rama, u takua me kancelaren gjermane. Vendi i tij u përgëzua nga Trump, por ai nuk donte të krijonte në sytë e Merkelit perceptimin e “nxënësit” model të Trump."-thuhet në shkrim. 

Kryeministri shqiptar Edi Rama, mori pjesë në samitin e NATO-s, që u zhvillua pak ditë më parë në Bruksel, ku zhvilloi disa takime me krerët kryesorë të disa shteteve. Rama u takua me Presidentin Trump, sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, kancelaren Merkel dhe të tjerë kryeministra e presidentë shtetesh që ishin të pranishëm. 

Komento

Komente

  • ELIOT: 17/07/2018 11:56

    Bravo Edi per nje here je BER i zgjuar ;;;Se Europa na ka harruar ;;;; do me thene na ngel vetem nje aleat ;;Por me i madhi mme i miri ;;;;; megjithese ne Shqiperi spo ben pune e mire ;;;;;;;; Te pakten ja FUTE Europes se Europa jane te gjithe ne kundershtare te Trumpit ;;;Tani fundi do te na tregoje a beme mire apo ;;;;; Shpresoj qe Gjermania Annglia te mos na hedhin poshte si plena kur te kemi nevojen;;;;Se per Francen as na duan as te mos mbajme shprese ;;;MERCI..

    Përgjigju
  • Landi: 16/07/2018 13:28

    Amerika gjithmon kur do. Te injoroje gjermanine permend vendet e vogla Pa peshe si shqipria apo moldavine

    Përgjigju
    • Babalja: 16/07/2018 14:57

      Ju te shqupit nga goja jeni brisk, dhe e gjeni gjithmone nga nje klecke.

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?