Bregdeti shqiptar

'Der Standard': Shqipëria ndër më të kërkuarat nga turistët këtë verë

29 Maj, 10:02| Përditesimi: 29 Maj, 10:05

  • Share

Sipas të gjitha analizave, turizmi në Shqipëri është rritur veçanërisht fuqishëm, shkruan sot Bettina Pfluger për gazetën më të madhe austriake ”Der Standard”.

”Pushimet verore po afrojnë dhe bashkë me to edhe sezoni i pikut të udhëtimeve. Më në fund duhet të dilni nga përditshmëria dhe të relaksoheni. Pavarësisht inflacionit dhe normave më të larta të interesit pas pandemisë, kërkesa për udhëtime ka mbetur e fortë”, shkruan gazeta.

Numri i netëqëndrimeve në Evropë arriti në 2,91 miliardë fjetje në vitin 2023 dhe 2,88 miliardë në 2019.

Në veçanti, turistët amerikanë kohët e fundit janë bërë më të rëndësishëm për Evropën.

Për shembull, pjesa e SHBA-së e të ardhurve në Spanjë u rrit nga katër përqind në 2019 në pesë përqind në 2023, në Portugali nga gjashtë në nëntë përqind dhe në Britaninë e Madhe nga 13 në 16 përqind.

Prandaj, industria e udhëtimeve në Evropë është një nga sektorët më elastikë brenda ekonomisë evropiane, sipas raportit ”Travel Tends 2024: Breaking Boundaries” nga Mastercard.

Destinacioni më i njohur për këtë verë në Evropë është Mynihu, falë tifozëve të shumtë të futbollit.

Më pas vijojnë Tirana, Nisa (Francë), Korfuzi (Greqi) dhe Stambolli (Turqi).

Këtë vit, destinacionet më të lira të plazheve të Shqipërisë, Kroacisë dhe Turqisë po shënojnë disa nga rritjen më të lartë të trafikut ajror.

Sipas të gjitha analizave, turizmi në Shqipëri është rritur veçanërisht fuqishëm.

Numri i lidhjeve me fluturime është dyfishuar që nga viti 2019 dhe numri i mbërritjeve të udhëtarëve është rritur nga 12 milionë në 2019 në 17 milionë në 2023.

“Vëzhgimet tona tregojnë një prirje emocionuese drejt sezonit të ulët”, thotë Natalia Lechmanova, kryeekonomiste e Evropës në institutin ekonomik ”Mastercard”, nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

Arsyeja për këtë është se gjithnjë e më shumë udhëtarë evropianë po zgjedhin muajt më të butë nga maji deri në qershor dhe nga shtatori në tetor dhe duan të shmangin sezonin e lartë të mbushur me njerëz në verë.

Kjo kthesë do të mundësojë rritje të vazhdueshme në udhëtimet evropiane, pasi sezoni i lartë i verës po përballet gjithnjë e më shumë me pengesa në kapacitet.

Në përgjithësi, njerëzit janë të interesuar të përjetojnë diçka.

Sipas raportit, konsumatorët preferojnë përvojat kuptimplota sesa të mirat materiale.

Austriakët pëlqejnë veçanërisht të shpenzojnë para për udhëtime dhe ngjarje të muzikës live. Pushimet në veçanti kanë prioritet, pasi pothuajse dy të tretat (63 për qind) thonë se duan të udhëtojnë më shumë në vitin 2024”, përfundon ”Der Standard”./ ATSH

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?