Lyon - Marseille

Derbi francez, tifozët e Marseille ndalohen të udhëtojnë për në Lyon

20 Shtator, 14:47| Përditesimi: 20 Shtator, 14:49

  • Share

Tifozët e Marseille janë ndaluar të udhëtojnë drejt Lyon këtë të diel për shkak të rrezikut të dhunës mes tifozëve dhe forcave të rendit, njoftoi Ministria e Brendshme e Francës të enjten.

Marseille do të luajë kundër Lyonit në Ligue 1 të dielën pa tifozë në sektorin e miqve. Ministria citoi disa incidente të mëparshme të sjelljeve të dhunshme nga tifozët e të dyja skuadrave si arsye për këtë ndalim.

Sipas dekretit, ka pasur dhunë të mëparshme ndaj forcave të rendit, ndërsa tifozët kanë ndezur fishekzjarre, bomba tymuese dhe eksplozivë që kanë shkaktuar lëndime dhe dëme materiale.

“Çdo lëvizje individuale apo kolektive, me çfarëdo mjet, nga një person që pretendon të jetë tifoz i Olympique de Marseille ose që sillet si i tillë, ndalohet mes komunave të departamentit Bouches-du-Rhône dhe komunave Decines-Charpieu, Meyzieu dhe Lyon (Rhone),” thuhet në dekret.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?