Derbi Partizani i Beogradit - Crvena zvezda

Derbi i Beogradit kthehet në arenë dhune, tifozët futen në dhomat e zhveshjes! Dorëhiqet trajneri i Partizanit

25 Shtator, 11:51| Përditesimi: 25 Shtator, 11:53

  • Share

Partizani i Beogradit humbi 0-4 në shtëpi nga Crvena zvezda në derbin numër 174 mes tyre. Tej futbollit, fundi i ndeshjes ka parë skena të turpshme dhe të rrezikshme për shëndetin e protagonistëve.

Gjithçka e nisur që në fushën e lojës, ku në qendër të pakënaqësive ishte trajneri i Partizanit, Aleksandar Stanojeviç. Drejt tij u hodhën sende të forta, teksa pas hyrjes në ambientet e brendshme të stadiumit, huliganë të skuadrës u futen me forcë gjë që ka prodhuar incidente të rënda. Tifozët thyen me gur xhamin e dhomës së zhveshjeve të Partizanit, duke shkaktuar lëndime tek anëtarët e skuadrës bardhezi.

Trajneri Stanojeviç, i cili në atë moment ndodhej pranë dritares, ka pësuar prerje në kokë dhe qafë, teksa lëndime ka pësuar edhe ndihmësi i tij. Pas ndihmës së parë, Stanojeviç doli para mediave, ku dukej qartë se kishte marrë dëmtim sipër syrit të djathtë.

“Tifozët thyen xhamin, është e pakëndshme. Unë erdha me fasho në konferencën për shtyp, por nuk ka asnjë arsyeje për të bërë teatër. Nuk kishte asgjë më shumë, asnjë zënkë dhe konflikt fizik. Është një turp për të gjithë ne”, tha Stanojeviç.

Pas këtyre akteve, Aleksandr Stanojeviç ka dhënë dorëheqjen. Në fakt vendimi për largim, nuk ka ardhur për shkak të humbjes, por për shkak të asaj që ndodhi pas takimit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?