MILANO - Cristian Chivu, trajneri i Interit doli përpara gazetarëve këtë të premte. Nesër në orën 18:00 Interi i tij ka një provë force këtë fillim sezoni, pasi në Torino përballet me Juventusin në atë që njihet ndryshe si 'Derbi i Italisë'.
Chivu ka vetëm dy ndeshje përvojë në Serie A që drejton zikaltërit, ndërsa tregon se nuk është në këtë post për të përmbysur historinë, por për të shtuar diçka.
"Nuk erdha këtu për të përmbysur gjithçka"- shpjegon Chivu -"edhe sepse kjo nuk do të ishte e mundur. Por mbi të gjitha, nuk do të kishte kuptim. Dua të shtoj diçka për t'i lejuar Interit të përmirësohet dhe të rivendosë besimin te lojtarët", tregoi ai mes të tjerash.
"Skuadra? Skuadra ka punuar mirë. E dimë që skuadra kombëtare të jep diçka në aspektin e energjisë. Mendërisht, mund të të japë diçka shtesë. Sot, i gjithë grupi është i disponueshëm. Të gjithë janë gati për të luajtur.
Vlera e derbit? Jemi vetëm në javën e tretë të ndeshjes. Bukuria e futbollit është se duhet të luash ndeshje si këto. Nuk mund të sforcohesh shumë sepse ekipet e përfshira e dinë rëndësinë e një ndeshjeje Juve - Inter. Duhet të kesh qetësinë dhe mentalitetin e duhur për të kuptuar momentet e ndeshjes.
Korrigjmet? Fola për heqjen e diçkaje që nuk më pëlqente, por skuadra ka disa siguri. Duhet të kem inteligjencën për të kuptuar se çfarë mund të bëjë skuadra. Nuk jam këtu për të përmbysur gjithçka sepse kjo është e pamundur. Skuadra ka qenë në krye të futbollit italian dhe evropian. Duhet të shtoj diçka për të rikthyer edhe më shumë besim, energji dhe motivim për ta udhëhequr skuadrën drejt qëllimeve të saj.
Akanji? Nuk mendoj se ka rëndësi se si erdhi. Ai është një lojtar i rëndësishëm, e ka provuar këtë në vitet e fundit. Ai duhet të kishte ardhur këtu disa vite më parë. Ai ka reputacion ndërkombëtar, përvojë dhe vlerë. Megjithatë, nuk është e drejtë të flasim për një lojtar, por për grupin. Të gjithë duhet të kontribuojnë për të arritur qëllimet tona. Jam i kënaqur me lojtarët që kam në dispozicion. Për mua, ai është gati të luajë në një ndeshje derbi si kjo.
Juventusi? Jemi të vetëdijshëm për gjatësinë e sezonit. Është një maratonë që zgjat 38 raunde. E dimë që ndeshja kundër Juves është e rëndësishme, por është një ndeshje. Ka ulje-ngritje në një sezon. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, duhet të punosh shumë, të mësosh nga gabimet e tua dhe të ecësh përpara me mentalitet, motivim dhe guxim", tha Chivu.
Interi ka tre pikë pas fitores 5-0 kundër Torinos dhe humbjes 1-2 nga Udinese në dy raundet e para të këtij sezoni në Serie A.
Komente
