Derbi i kryeqytetit në gjuhën e statistikave, të shtunën edhe Skënderbeu-Laçi! Trajneri i korçarëve: Jemi në presion

20 Shtator, 15:34| Përditesimi: 20 Shtator, 15:51

  • Share

Partizani-Tirana, i konsideruar si ndeshja më e rëndësishme e futbollit shqiptar, do luhet për të 175 herë të shtunën në Air Albania duke nisur nga ora 20:00. Të kuqtë, të cilët për herë të fundit kanë humbur në derbi në tetor të 2022, kanë grumbulluar 8 pikë në 5 javët e para, ndërsa bardheblutë vijnë pas një situate më të vështirë, teksa deri më tani njohin vetëm barazime.

Në 7 derbit e fundit Partizani ka fituar 5 dhe ka barazuar 2, ndërsa bardheblutë të cilët drejtohet nga Bledi Shkëmbi e kanë harruar shijen e triumfit. Mirëpo edhe pse historia flet në favor të Partizanit, dy ekipet kanë ndryshuar shumë nga sezoni i kaluar ku Tirana nuk arriti të merrte pjesë as në ‘final-four’.

Po të shtunën, por në orën 17:00 Skënderbeu i etur për pikë do përballet me Laçin. Korçarët janë të parafundit në renditje dhe mbi të gjitha vijnë pas dy humbjeve.

“Presion kemi, por kjo është pjesë e futbollit. Presion ka stafi, por kanë edhe lojtarët. Pa presion nuk mund të ecim para sepse është pjesë e futbollit dhe mund të them se nuk përbën problem,"-u shpreh Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

3 sfidat e tjera të javës së 6 të Superligës,Vllaznia-Bylis, Elbasani-Egnatia dhe Teuta-Dinamo luhen të dielën.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?