Dinamo - Partizani

Sport

Derbi i kryeqytetit spostohet në Elbasan, sot Dinamo dhe Partizani 'përplasin brirët' për vendin e tretë në Superligë

10 Maj, 16:07| Përditesimi: 10 Maj, 16:08

  • Share

ELBASAN - Të shtunën (sot) në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena” do të luhet finalja për vendin e tretë në Superliga mes Dinamos dhe Partizanit.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë sfidë pas ndeshjeve gjysmëfinale të “Final 4”, ku synuan kalimin në finalen e madhe për titullin kampion, por nuk ia dolën. Megjithëse kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen në arenën europiane, derbi i së shtunës ka një rëndësi të veçantë për prestigjin dhe historinë e të dy klubeve, të cilat do të kërkojnë të mbyllin sezonin me një fitore.

Kjo do të jetë përballja e pestë mes tyre në këtë sezon, me bilanc të barabartë; dy ndeshje janë mbyllur në barazim, ndërsa secila skuadër ka arritur nga një fitore.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?