Foto nga ndeshja Roma-Lazio

Sport

Derbi i kryeqytetit ‘vishet’ verdhekuq, Roma mposht 0-1 Lazion në Serie A

21 Shtator, 14:31| Përditesimi: 21 Shtator, 14:34

  • Share

ROMË, Itali - Roma fitoi 0-1 derbin kundër Lazios për raundin e katërt në Serie A. Në kryeqytet dhe me 65 mijë tifozë në ‘Olimpico’, një gol i Lorenzo Pellegrinit i dha tri pikë djemve të Gasperinit.

Duhej minuta e 38-të që mbrojtja e Lazios të gabonte dhe Soule të jepte pasimin final për Pellegrinin, me këtë të fundit që me të djathtë nuk gaboi duke e ndalur topin në rrjetë. Lot gëzimi nga Pellegrini, që në fund rezultoi deçiziv për verdhekuqtë. Belahyane te Lazio doli para kohe nga ndeshja me karton të kuq (86’).

Me nëntë pikë pas katër ndeshjeve, Roma merr momentalisht vendin e katërt.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?