LeBron James përballë Clippers

Derbi 'i mallkuar' për LeBron James, Lakers prishin statistikat! Fitojnë Celtics dhe Bucks

6 Prill 2023, 14:59| Përditesimi: 6 Prill 2023, 15:00

  • Share

LA Lakers ka humbur sërish në derbi për ndeshjet e NBA. LeBron James me shokë humbën mbrëmë duelin e 11-të radhazi me kushërinjtë e Clippers 125-118, të cilët përveç 25 pikëve të Leonard gjetën edhe 27 të tjera nga një lojtar pankine siç është Norman Powell. Për djemtë e Lue, pikët nga lojtarët e stolit ishin çelësi i suksesit pasi në total ishin plot 65.

Për Lakers u vu re menjëherë se do të ishte një natë e keqe pasi pas dy periodave të para Clippers shkuan në dhomat e zhveshjes në shifrat 71-51. Edhe pse LeBron James bëri të pamundurën për të evituar humbjen, 33 pikët e realizuara prej tij nuk mjaftuan. Tani Lakers me shumë mundësi do të luajnë në “play-in”.

Në përballjet e tjera, Boston Celtics fituan 97-93 me Raptors. Te fitorja doli edhe Maverics që mundi 123-119 Kings. Bucks bënë detyrën në shtëpi duke fituar 105 - 92 kundër Chicago Bulls.

Rezultatet

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?