'Derbi' i mbijetesës, Skënderbeu dhe Dinamo më shumë se 9 ndeshje pa fituar! Mbrojtësi korçar: Renditja na jep presion

7 Mars 2022, 12:48| Përditesimi: 7 Mars 2022, 16:22

  • Share

Java e 24 e Superligës mbyllet të martën me Skënderbeu-Dinamo, që mund të cilësohet si derbi i mbijetesës. Korçarët renditen të fundit me 17 pikë, ndërsa kryeqytetasit të parafundit me 20 pikë.

“Nuk ndjehemi mirë pasi për të thënë të drejtën është një pozicion ku të sjellë presion, do apo nuk do. Futet ekipi në atë krizën e rezultateve,”-deklaroi Leard Sadriu, futbollist i Skënderbeut.

“Jemi shumë afër me pikë më njëri-tjetrin, por cilësitë, jo vetëm në krahasim mes Dinamos dhe Skënderbeut, krijojnë rivalitet në çdo ndeshje dhe diferencat vihen re shumë pak,”-u shpreh Migen Memelli, trajner i Skënderbeut.

Skënderbeu ka 11 ndeshje pa fitore, ndërsa Dinamo 9.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?