Interi dhe Milani nuk po përballen vetëm në fushë, por edhe në tregun e transferimeve. Të dyja klubet i kanë 'vënë syrin' Giovanni Leonit, mbrojtësit 18-vjeçar që ka shkëlqyer me Parmën në Serie A. Talenti i ri italian ka tërhequr vëmendjen pas një sezoni mbresëlënës me Parmën, ku zhvilloi 17 ndeshje dhe shënoi një gol, duke u konfirmuar si një nga zbulimet e kampionatit.
Trajneri i ri i Interit, Cristian Chivu (ish-i i Parmës) e pëlqen shumë profilin e Leonit dhe ka kërkuar ta afrojë në skuadër. Klubi zikaltër është duke përgatitur një ofertë, ndërsa Parma kërkon rreth 30 milionë euro për kartonin e lojtarit.
Nga ana tjetër, Milani është ende në fazë pritjeje dhe nuk ka bërë lëvizje konkrete. Situata lidhet me mbrojtësin Malick Thiaw, i cili është nxjerrë në shitje, por ka refuzuar transferimin te Como; një faktor që ka ngadalësuar përpjekjet e kuqezinjve për Leonin.
Komente
