Java e 25 e Superligës rezervon menjëherë një supersfidë siç është derbi i Shqipërisë Vllaznia-Tirana. Ndeshja do të luhet në ‘Loro Boriçi’ të shtunën në orën 16:45, me shkodranët që tani luftojnë për kupat e Europës dhe jo kampionat, ndryshe nga bardheblutë kryeqytetas.
“Jo vetëm ekipi po e pret me padurim këtë ndeshje, por edhe spektatorët. Të gjithë janë gati dhe ne i kemi karikuar baderitë tona për këtë ndeshje,”-u shpreh Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.
“Ne na del një punë për të pasur vazhdimësi, për të qenë në vazhdimësi, sepse është periudha më efikase dhe më e vështirë e sezonit. Kja na bën ne si ekip që përqëndrimi dhe vlerësimi të jetë më maksimal se në të kaluarën,”-deklaroi Orges Shehi, trajner i Tiranës.
Po të shtunën, Partizani që barazoi me Tiranën, do kërkojë të rikthehet te fitoret teksa përballë do ketë Egnatian, një skudër që lufton për mbijetesë.
“Të tilla ndeshje të nxjerrin shumë problem sepse lojtarët e mendojnë para se të nise se është e fituar,”-tha Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit
Ndërkohë të dielën do të luhen 3 sfidat e tjera të javës së 25, Dinamo-Kukësi, Laçi-Skënderbeu dhe Teuta-Kastrioti.