Babai i Leo, Dash Cara

Sport
Top 24

'Derbi i sotëm ka vetëm një emër, u prehsh në paqe Leo', veprimi prekës i babait të tifozit të Partizanit (FOTO)

28 Shtator 2018, 18:40| Përditesimi: 28 Shtator 2018, 20:34

  • Share

TIRANË- Ditën e sotme në stadiumin ‘Selman Stermasi’ do të luhet derbi kryeqytetas mes Tiranës edhe Partizanit. 

Por në ndeshje do të mungojë një tifoz shumë special për ‘Demat e Kuq’, Leo, djali me aftësi ndryshe i cili humbi jetën para disa ditësh. 

Megjithatë babai i tij ka vendosur që karrocën e të birit, të mbushur me lule dhe me pankartën 'Derbi i sotëm ka vetëm një emër, u prehsh në paqe Leo' ta çojë në stadium.

I ati i Leos

Leo nuk ishte një tifoz i thjeshtë i Partizanit, ai ishte një ultras që nuk humbiste asnjë ndeshje, të cilat i ndiqte nga stadiumi. Edhe pse me aftësi të kufizuara, Leo ishte në çdo transfertë të klubit të zemrës, i shoqëruar nga i ati i tij që është gjithashtu një tifoz i Partizanit.

Leo ka qenë i paralizuar, pasi vuante nga një sëmundje e kockave. Për 9 vite ai i është nënshtruar mjaft terapive, e fundit para disa muajsh te ekipi i Partizanit. 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 29/09/2018 08:39

    Dedikim i merituar per nje femije fatkeq si Leo. Tani po me kujtohet rasti i tij ne e Diela Shqiptare kur Rama u vesh si babagjysh. I vogli nuk ia paska dal ta mund semundjen dhe te realizoje endrren per t'u çuar ne kembe. Shko ne paqe kampion, ndihem i pikelluar! https://youtu.be/Jvz9xEvv_hI

    Përgjigju
    • Erik: 29/09/2018 09:25

      Me duket se ia kam futur kot ne kete rast pasi pashe mire videon, me duket se eshte femije tjeter me emrin Leo me te njejtin problem. I uroj shendet te parit dhe perseri shpreh keqardhjen per Leon qe humbi jeten.

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?