Derbi Inter-Juventus ‘ndizet’ me ngjyrat zikaltër! Të besuarit e Antonio Contes fitojnë ndeshjen 2-0!

17 Janar 2021, 22:50| Përditesimi: 17 Janar 2021, 22:52

  • Share

Inter është rikthyer të fitojë derbin e Italisë pas 5 vitesh, duke mundur Juventusin 2-0 për javën e 18-të Seria A.

Zikaltërit realizuan dy herë me anë të Vidal në minutën e 12-të me një gol me kokë.

Ndërsa në fillim të pjesës së dytë, një kundërsulm vendosi Barellë-n përballë gardianit të portës së Juventus, Szczesny të cilin e mposhti me lehtësi.

Kjo ishte edhe fitorja e parë e Kontes kundër Juventusit. Me këtë rezultat Inter ngjitet në vendin e parë së bashku me Milanin, me 40 pikë ndërkohë që kuqezinjtë ditën e nesërme do të përballen me Cagliari-n.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?