Derbi ka aromë titulli, Tirana ia del në Shkodër! Presidenti i Vllaznisë: Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer

13 Mars 2022, 10:45| Përditesimi: 13 Mars 2022, 12:06

  • Share

Tirana ka marrë një fitore me aromë titulli në derbin e Shqipërisë kundër Vllaznisë, pasi në ‘Loro Boriçi’ ia ka dalë me rezultatin 1-2. Golat e bardhebluve u realizuan nga Ismailgeci dhe Hoti, duke e pozicionuar ekipin aktualisht 9 pikë larg vendit të dytë.

“Një fitore e rëndësishme përballë një kundërshtari që dihet se çfarë cilësish ka pavarësisht se është disa pikë larg nesh, por unë e kam konsideruar një rival të drejtpërdrejtë. Është një fitore e rëndësishme që vjen duke kaluar një pengesë, por janë edhe 11 të tjera,”-deklaron Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Humbja në derbi nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Vllaznisë, por sidomos edhe nga drejtuesit.

“Ishte një humbje shumë zhgënjyese dhe një lojë jo e mirë sidomos në pjesën e dytë. Vura re një motivim jo të duhur të skuadrës për të luajtur edhe për të luftuar deri në fund,”-shprehet Alban Xhaferri, president i Vllaznisë.

Pas 25 javësh kampionat Vllaznia renditet në vendin e katërt me 39 pikë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?