Derbi/ Lazio mund 1-0 Romën dhe shkon në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë! Përplasje tifozësh dhe kartona të kuq në ‘Olimpico’! Hysaj dhe Kumbulla në stol (VIDEO)

10 Janar, 20:14| Përditesimi: 10 Janar, 20:19

  • Share

Lazio fitoi 1-0 derbin e kryeqytetit italian me Romën dhe falë penalltisë të kthyer në gol nga Zacagni merr një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Dueli në Romë pa përplasje mes tifozëve në ‘Olimpico’, me të dyja palët që u konfliktuan në distancë me flakadanë dhe sende të forta.

Sfida çerekfinale e Kupës rezervoi derbin e kryeqytetit italian, që nuk zhgënjeu me raste, lojë dhe nerv sportiv. Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa në fraksionin e dytë Dybala nuk ia doli të ishte në fushë për të ndihmuar të tijtë.

Vendimtare ishte minuta e 51, kur i sapoafruari për Romën këtë merkato, Huijsen shkaktoi penallti që u akordua edhe me ndihmën e VAR. Nga pika e bardhë nuk gaboi Zacaghi, që shënoi kështu golin e kualifikimit të Lazios.

Në shtatë minutat shtesë u akorduan edhe dy kartona të kuq,  për Pedron te Lazio dhe Azmoun te Roma. Për herë të parë pas shtatë muajve, Marash Kumbulla ishte në stolin e Romës pas mungesës prej dëmtimit. Edhe Elseid Hysaj qëndroi në stol te Lazio. Tanimë Lazio pret fituesin e cciftit Juventus - Frosinone për të mësuar kundërshtarin.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?