Momenti i përplasjes

Derbi më i zjarrtë në Serbi, përleshje masive mes basketbollistëve (PAMJET)

14 Mars 2023, 21:24
  • Share

Derbi më i zjarrtë në basketbollin e Serbisë mes skuadrave të Partizanit të Beogradit dhe Crvena Zvezdës ka përfunduar me një përleshje mes basketbollistëve të dy ekipeve.

Partizani fitoi duelin me rezultatin 92-81 në derbin e raundit të 21-të të ABA Ligës. Ndeshja u shënua nga një përleshje mes lojtarëve të dy skuadrave menjëherë pas ndeshjes së luajtur në Beograd.

Pas sirenës finale, lojtari i Partizanit të Beogradit Mathias Lessort, u përplas fizikisht me Filip Petrusev, rivalin me të cilin pati një përleshje të ashpër gjatë gjithë ndeshjes.

U desh ndërhyrja e basketbollistëve të tjerë dhe stafeve që gjendja mos agravonte më tej. Në Pallatin e Sportit të mbushur, situata u qetësua dhe tifozët nuk u përplasën mes tyre.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?