Kapiteni i Interit Mauro Icardi

Sport

Derbi/ Mijëra zemra tifozësh në ajër, Inter mposht Milanin, Icardi çon në delir zikaltërit

21 Tetor 2018, 22:49| Përditesimi: 21 Tetor 2018, 22:51

  • Share

Një ndeshje emocionuese kjo e mbrëmjes së sotme mes Inter dhe Milan. Zikaltërit kanë arritur të fitojnë me një rezultat të ngushtë 1:0, në derbin e “Madoninës”. Ndeshja u vulos nga një gol i Icard-it në minutën e ’90-të të takimit.

Por megjithatë, e gjithë ndeshja kishte pafund emocione, ku s’duhet harruar pjesa e parë spektakolare, ku nuk munguan mundësitë për të shënuar. 2 gola u anuluan, si pozicione jashtë loje, dhe në momentin kur u mendua se gjithçka do të mbyllej, atëherë kapiteni ndërhyn dhe çon zikaltërit në vendin  e 3-të në kuotën e 19 pikëve në renditjen e seria A.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?