Skuadra e Partizanit

Derbi në volejboll, Partizani mposht Tiranën në finale dhe fiton 'Ligën Gjergj Kastrioti'

3 Mars, 19:37| Përditesimi: 3 Mars, 20:26

  • Share

KORÇË - Në Pallatin e Sportit "Tamara Nikolla", Partizani mundi 3-0 Tiranën në finale dhe u shpall fitues i edicionit të tretë të Ligës Gjergj Kastrioti në volejboll për meshkuj. Të besuarit e Ylli Tomorit fituan pastër 3-0 me sete, duke mos i lënë mundësi rivalëve për reagim.

Partizani komandoi të tria setet për t’i mbyllur llogaritë me rezultatin 25-21, 25-18, 25-22 në harkun kohor të 90 minutave. Lojtari i finales u shpall braziliani Coutinho, autor i 20 pikëve në finale. Kështu të kuqtë sigurojnë trofeun e parë të kësaj Ligë, duke treguar se kanë një grup solid.

Kapiteni Klodian Kasa i Partizanit vijon të vendosë rekorde në aspektin individual, ku pas 19 titujve kampionë dhe 20 kupave, sot ngriti lart edhe trofeun e parë mbarëkombëtar të karrierës.

Faza finale

Gjysmëfinale, 2 mars
TIRANA – FERIZAJ       3-1
PARTIZANI – PEJA       3-1

Finale 3 mars
TIRANA – PARTIZANI 0-3

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?