Futbolli shqiptar dhe klubi i Tiranës ka prodhur një tjetër çudi. Edhe pse një ditë para ndeshjes në Kupë Julian Ahmataj doli në konferencë për shtyp, bardheblutë kanë vendosur të largojnë 44-vjeçarin. Humbja në derbi ka qenë preteksi dhe pas një mbledhje me tone të ashpra drejtuesit e Tiranës i kanë kërkuar Ahmatajt të japë dorëheqjen.
Megjithatë largimi i Ahmataj ka qenë i menduar më herët se kaq. Burimë për Report TV bëjnë me dije se persona afër klubit të Tiranës kanë mbajtur negociata për pasuesin e Ahmatajn disa ditë para derbit. Dy prej tyre janë ish-futbollisti bardheblu Erbim Fagu, i cili më herët ka drejtuar moshat e Tiranës, por edhe ish-portieri Erjon Xhafa.
Aktualisht më favoriti për të marrë drejtimin e bardhebluve është Fagu, emri i të cilit është përfolur edhe më parë. 36-vjeçari sëfundmi ka drejtuar në kategoritë e ulta në Holandë, ndërsa përballë një ofertë të tillë është shprehur i gatshëm për t’u rikthyer në Shqipëri.
Sipas të gjitha gjasave Fagu do jetë trajneri i tretë i Tiranës këtë sezon, pas Ahmatajt dhe Orges Shehit. Ky i fundit i shkarkuar që në tetor. Aktualisht Tirana renditet e katërta në Superligë, por rrezikon të zbresë edhe më poshtë që mund të sillte edhe mos kualifikimin për në ‘final-four’ në fund të sezonit, e për rrjedhojë do dilte nga gara për titullin.