Derbi i Madridit, Real-Atletico, që përcaktonte jo pak në luftën për titull, është mbyllur në barazim 1-1. Në ‘Bernabeu’ ndeshja nisi me dy skuadrat që studionin njëra-tjetrën, ndërsa me kalimin e minutave rritëm rimtin, derisa në minutën e 35 kur një shkelje në zonë u bë shkak për një penallti, që shkaktoi polemika të mëdha. Ancelotti ishte ndër ata që reagoi i zhgënjyer, por që nuk ndikoi te Julian Alvarez i cili e ktheu në gol.
Pas këtij episodi Real Madrid rriti ndjeshëm presionin, duke mbyllur Atleticon në prapavijë. Një rrjeshtim që do ndëshkohej në minutën e 50 nga Mbappe. Pas barazimit Reali pati edhe disa aksione të tjera shumë të rrezikshme, por që nuk sollën golin e fitores. Me këtë rezultat të besuarit e Ancelottit mbeten në vendin e parë me 50 pikë, 1 më shumë se Atletico Madrid e vendit të dytë, ndërsa më shumë gëzoi Barcelona që tani ka mundësi ti afrohet kreut.
Në Angli Chelsea u eliminua që në 1/16 e FA Cup pasi Brighton e përmbysi me shifrat 2-1. Pas një autogoli që i dha avantazhin londinezve vendasit barazuan shumë shpejt me Rutter, ndërsa në pjesën e dytë realizuan golin e kualifikimit me Mitoma.
Komente
