Derbi Tirana-Partizani, Muça dhe Memelli për “Report TV”: Rezultati ndeshjes nuk varet nga klasifikimi

28 Shkurt 2019, 14:17| Përditesimi: 28 Shkurt 2019, 14:57

  • Share

Të premten në kryeqytet do të luhet derbi i 152 në histori ndërmjet Tiranës dhe Partizanit. Një përballje që brenda mbart shumë histori dhe për traditën që kanë skuadrat duhet fituar me patjetër. Por si vijnë Tirana dhe Partizani në këtë sfidë? Këtë e tregon për Report TV ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Tiranës Shkëlqim Muça I cili sot flet në rolin e analistit.

“Vijnë nga një periudhë shumë e mirë të dy ekipet. Tirana në këtë moment ka një gjendje më të mirë se më parë, ka një optimizëm në skuadër dhe kjo e ka bërë më të qetë. Duke parë rrethanat mendojnë se derbi do të jetë interesant dhe i bukur.”

Sa i takon skuadrës favorite për të fituar derbin Muça shpreheht:

“Derbi është gjithmonë interesant për faktin se nuk ka të bëjë me klasifikimin. Ndeshja mund të sjellë surpriza sa I takon rezultatit pasi dy skuadrat janë në fushë vetëm me qëllimin për ta fituar. 

Ndërkohë ish-futbollisti i Tiranës dhe Partizanin Migen Memelli ka këtë opinion për rezultatin e ndeshjes:

“Unë më tepër kam luajtur me Tiranën se Partizanin, por gjithmonë kanë fituar skuadrat që kanë qenë më poshtë në renditje. Më kujtohet në 2009 kur u shpallëm kampion me Tiranën, kundër Partizanit fituam vetëm një herë dhe barazuan dy sfidat e tjera.”

Memelli pret gjithashtu që trajnerët të mos kenë rol përcaktues në ndeshje.

“Kjo nuk është një ndeshje për trajnerët, është një ndeshje  e hapur që mund të ketë të trija rezultatet. Më së shumti varet se si do ta interpretojnë futbollistët.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?