Foto ilustruese

Derbi Tirana-Partizani spostohet më 19 tetor në “Air Albania” , pas kombëtares

23 Shtator 2023, 13:42| Përditesimi: 23 Shtator 2023, 13:44

  • Share

Shtyhet derbi i kryeqytetit. Ndeshja e javës së 6-të të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Tiranës e planifikuar për ‘tu luajtur të martën e ardhshme më 26 shtator do të zhvillohet më 19 tetor.

Drejtuesit e dy skuadrave së bashku me përfaqësues të POlicisë së Shtetit dhe të Federatës ranë dakord që derbi të luhet në “Air Albania” pas ndeshjeve të Kombëtares.

Partizani-Tirana meriton të luhet në një impiant si “Air Albania” me kapacitet 22 mijë tifozë dhe drejtuesit e kuq kanë hequr dorë nga stadium I tyre “Arena e demave”.

Në ndeshjet e fundit të luajtura për ekipet Partizani fitoi 3-1 derbin ndaj Dinamos ndërsa Tirana u mund 1-0 nga Erzeni në kryeqytet.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?