Pisa dhe Fiorentina do përballen sot në orën 15:00 në 'Arena Garibaldi' për raundin e pestë në Serie A. Mediet italiane raportojnë se përpara ndeshjes pati përleshje mes ultrasve vendas të Pisas dhe tifozëve të Fiorentinës.
Ultras nga të dyja ekipet u përleshën herët këtë mëngjes në një zonë periferike në veri të qytetit të Pisas. Përleshjet u karakterizuan me përdorim të shkopinjve, çadrave, objekte të ndryshme rrethanore dhe fishekzjarreve të hedhura nga ultrasit në drejtim të njëri-tjetrit, përpara se forcat e rendit të mund të ndërhynin.
Qyteti patrullohet nga qindra oficerë policia, por frika më e madhe është se tifozët e Fiorentinës, të cilët vendosën të mos hynin në stadium për të protestuar mbi çmimet e larta të biletave, megjithatë do të synojnë t'i afrohen zonës pranë stadiumit. Për fat nuk raportohet për të lënduar.
Komente
