Sociale

Derdhet naftë, ndotet në 1 km vija bregdetare e Shëngjinit, shpallet në kërkim kapiteni i anijes! Era e rëndë ‘pushton’ zonën (VIDEO)

12 Nëntor 2021, 14:22| Përditesimi: 13 Nëntor 2021, 08:34

  • Share

Bregdeti i Shëngjinit është ndotur për shkak të derdhjes së një sasi nafte. Ndotja, e shtrirë 1 km të gjatësisë bregdetare, është konstatuar ditën e sotme nga banorët, duke krijuar një situatë mjaft problematike, jo vetëm për shkak të aromës së rëndë, por edhe dëmit që i shkakton botës nënujore. 

Sakaq policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim E. K, nga Durrësi, kapiten i anijes, pasi dyshohet se ka hedhur mbetje vajore duke ndotur ujin në detin e Shëngjinit. Dyshimet për ndotje nga ky mjet lundrues lidhen me kohën dhe itinerarin e lëvizjes, por do të jenë analizat që do provojnë diçka të tillë.

Banorët u shprehen se nuk e dinë nga se është shkaktuar ndotja, duke hedhur dyshime mbi anije që mund të kenë derdhur mbetje. 

"Ndotja është konstatuar sot, pamë që ka prezencë të naftës, dallohet edhe nga aroma. Ndotja është e madhe, i bën dëm edhe jetës së gjallë në det. Krijohet edhe impakt negativ për ata turistë të paktë që janë në këtë periudhë. Është një aromë shumë e rëndë. Nuk e dimë se çfarë e ka shkaktuar ndotjen, por mund te ketë qenë anije që bëjnë shkarkimin këtu, derdhin mbetjet. Deri më tani askush nuk ka ardhur për të kryer verifikime", shprehet një banor.

“Ndihet një erë e rëndë naftë, është ndotja katastrofike, ky është krim, a behët qëllim me shkatërruar Shëngjinin. Është tepër e rëndë, kush mban përgjegjësi? Rama tha se Lezha është numër një nga pastërtia, kjo është pastërtia?”, tha një tjetër banor.

Pas denoncimit në media, në terren mbërritën autoritetet, ku policia kufitare, drejtoria e mjedisit dhe policia e Shtetit nisën verifikimet. Në një prononcim për mediat, drejtori i Drejtorisë Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit në Lezhë, Bardhok Frroku, tha se do të kontaktojnë me Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare në Durrës, (QNOD) për të zbuluar shkaktarin.

"Ne sapo u vumë në dijeni për këtë incident mjedisor erdhëm menjëherë këtu. Ajo që është e rëndësishme dhe vlen të theksohet është se tashmë ndotje nuk do të ketë më, ai ka qenë një incident i momentit. Etapat në vazhdim kanë të bëjnë me nxjerrjen e shkaktarit të kësaj ndotjeje dhe për këtë do bëjmë kontakte me QNOD në Durrës dhe me kapitenarinë e portit. Kontaktet kanë të bëjnë me anijet që kanë kaluar gjatë kësaj periudhe për të ditur se nga cila anije mund të ketë ardhur ndotja", tha Frroku.

1636723873_NDOTJA1.jpg

1636723885_NDOTJA2.jpg

Ndotja ne detin e Shengjinit

 

 

Ora 21:47
Ndotja në Shëngjin, administratori i kompanisë së akuzuar: Nuk është e vërtetë, anija jonë është në udhëtim

1636723885_NDOTJA2.jpg

Ardian Jasimi, administratori i kompanisë "Albsea Transport", anijen e të cili policia thotë se ka ndotur bregdetin e Shëngjinit mëngjesin e sotëm e përgënjeshtron lajmin. Ai thotë se është tërësisht i pavërtetë. Jasimi ka kontaktuar Report Tv dhe thotë se Kapiteneria e Portit të Shëngjinit nuk ka komunikuar me anijen dhe kapitenin të cilët janë në udhëtim. Sipas tij është ky institucion që mund të verifikojë se lajmi është i pavërtetë pasi mbetjet kanë qenë në det kur anija e tij ka dalë nga porti dhe aktualisht është në lundrim. "Nëse do kishte një urdhër të tillë do ta kishin kërkuar të kthehej mbrapsht por s'ka asnjë urdhër e vendim të tillë", tha ndër të tjera Jasimi.

Ora 20:13
Derdhi naftë në bregdetin e Shëngjinit, shpallet në kërkim kapiteni i anijes

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim kapitenin e anijes shtetasin E. K, që dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore duke ndotur ujin në detin e Shëngjinit.

Policia njofton se rreth orës 15: 10 , jemi njoftuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, se kanë konstatuar ndotje të ujit, në fillimin e shetitores në bregdetin e Shëngjinit.

Gjatë verifikimeve të kryera dhe pas administrimit të raportit të nisjeve të anijeve në portin e Shëngjin, nga shërbimet e Policisë, ka rezultuar se ka dalë në lundrim anija tregtare me kapiten shtetasin E. K, për të cilin u bë shpallja në kërkim, për veprën penale "Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës" , pasi dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore në detin e Shëngjinit.

Gjithashtu, janë marrë mostra të ndotjes për ekzaminim të mëtejshme, si dhe është administruar praktika e daljes së anijes nga porti. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albi: 12/11/2021 21:59

    Mu habite se edhe shtetit e kena te forte dhe inteligjete.

    Përgjigju
  • Makiwa71: 12/11/2021 17:50

    Të gjith fëmijërinë time ,adoleshencën, edhe disa vite ma vonë verën e kam kalu në Shëngjin , kur shikoj këto pamje më qan , dhe dhëmb shpirti, baj vetëm një pyetje "ku është shteti"????? Turp.

    Përgjigju
    • Adi: 12/11/2021 20:31

      Ca ka lidhje shteti o pyk ? Shteti e verifikoj dhe e shpall ne kerkim . Se i ik truri atij te shkarkoj vajin ca faji ka shteti ti rrij nga prapa ?

  • Arbër: 12/11/2021 15:47

    Ku është pushteti, anijet e kujt na qenkan...?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?