Ndotja e lumit Gjanica

Derdhja e naftës në lumin Gjanica, prefekti i Fierit: Po hetohen sy subjekte, masa që të mos përsëritet më

23 Prill 2020, 15:59| Përditesimi: 23 Prill 2020, 16:02

  • Share

Derdhja e naftës në lumin e Gjanicës që kalon mes përmes qytetit të Fierit ka sjellë shqetësimin e banorëve por dhe vetë prefekturës dhe Inspektoratit të Mjedisit që kanë nisur hetimet për të zbuluar se cili nga subjektet që operojnë në fushën e nxjerrjes së naftës është shkaktari. Prefekti i qarkut të Fierit, Baki Bala tha se për situatën kanë nisur inspektimet nga Inspektorati i Mjedisit në dy subjekte, por që ende nuk është arritur në një konkluzion pasi kjo lloj ndotje e lumit mund të shkaktohet edhe nga një individ i vetëm.

Bala tha se po punohet për pastrimin e tij dhe janë duke u marrë masa nga institucionet që kjo ngjarje e shëmtuar të mos  përsëritet më.  

"Ndotja e lumit Gjanica dy ditë më parë dhe në këtë situatë, kam pasur një aktivitet të shtuar edhe me Inspektoratin e Mjedisit, i cili ka inspektuar faktikisht dy nga subjektet që operojnë në fushën e nxjerrjes në naftës . Ky është një proces pak më i vështirë nuk mund të arrish në një konkluzion këtu , por është fakt që kemi pasur këtë lloj fenomeni dhe është duke u  punuar për këtë për ta menaxhuar që qyteti të jetë i pastër. Nga Inspektorati i Mjedisit kam një raportim tjetër që pavarësisht se kush është aktiviteti i plotë në fushën e naftënxjerrjes në fund të fundit ky është një lloj fenomeni, i cili mund të bëhet edhe me pak njerëz edhe me një individ, kështu që nuk mund të arrijmë në një konkluzion, por kjo është një problematikë që institucioni e ka në qendër të vëmendjes dhe është duke punuar me qëllim të mos të ndodhi", tha Bala.

Komento

Komente

  • ymeri: 23/04/2020 18:24

    NUK eshte e veshtire te gjesh keta legena qe hedhin nafte ne lume,,,dhe futini nje gjobe nja 30 milion dollar qe ti vije mendja ne vend....

    Përgjigju
  • Vlore: 23/04/2020 17:35

    Shqiperi e mjera Shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?