Prokurorja Arta Marku

Kronikë
Top 24

'Dërgoi Bujar Sheshin në KLP'/ PD dhe LSI kërkojnë pezullimin e kryeprokurores Arta Marku (Dokumenti)

29 Janar 2019, 18:18| Përditesimi: 29 Janar 2019, 22:07

  • Share

Grupi parlamentar i PD dhe i LSI kanë depozituar një kallëzim penal për kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku, për shkelje ligjore në zgjedhjen e Bujar Sheshit anëtar të KLP-së i cili ka rezultuar se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Kallëzimi i dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës këtë të hënë mban firmën e krerëve të grupit parlamentar Edmond Spaho dhe Petrit Vasili. Sipas PD dhe LSI, Arta Marku kualifikoi Bujar Sheshin si kandidat për në KLP, pa pritur më parë përgjigjen e Autoritetit të hapjes së Dosjeve.

Në dokumentin e depozituar në organin e akuzës së kryeqytetit kërkohet që të nisë procedimi penal ndaj Arta Markut për shpërdorim detyre lidhur me rastin e Bujar Sheshit, si dhe pezullimin nga detyra të saj. “Në mbështetje të neneve 240-243 të Kodit të Procedurës Penale, paraqitjen e kërkesës për marrjen e masës ndaluese, “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” apo “ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarive të caktuara profesionale”, për personat e kallëzuar në këtë Kallëzim Penal, të cilët nëse vijojnë punën mund të prishin provat apo të pengojnë hetimin”, thuhet në padinë e PD dhe LSI.

Kallëzimi i PD dhe LSI për Arta Markun

Komento

Komente

  • Populli: 29/01/2019 21:15

    Ti han m...prokurores lesh e lija dhe pd e lulushit ajo do ju grupos te gjith ju mos keni merak,ska me llall e kos qe e ben pordh drejtsin ju qe e perdoret ne menyren me kriminale drejtsin.prandaj nga ter ajo gjykat kyshtetuse nuk arriti te kaloj asnje vetingun se ishin te gjith horra hajdut qe i vendosi partija e lulashit dhe e ekspertes se qizmeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?