Dërgoi ndihma për Covid19, Presidenti Meta falenderon Italinë: Ka qenë e para që na ka ndihmuar gjatë tragjedive

30 Korrik 2020, 16:33| Përditesimi: 30 Korrik 2020, 16:35

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka falenderuar shtetin fqinj Italinë, për ekipin që ka dërguar ditën e sotme si ndihmë për Shqipërinë.

Nga Italia kanë ardhur 7 mjekë e infermierë, si dhe 500 mijë maska kirurgjikale, për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e pasojave të koronavirusit.

Përmes postimit në rrjetet sociale, Meta ka shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën e pakursyer të Italisë sa herë që vendi jonë përballet me kriza dhe tragjedi të mëdha.

"Falenderim dhe mirënjohje të thellë Italisë sonë të dashur për ekipin e përbërë nga shtatë mjekë e infermierë, si dhe për 500 mijë maska kirurgjikale, që ka dërguar sot si ndihmë për Shqipërinë, me qëllimin përballimin e pasojave të COVID-19.

Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë që përherë ka qenë e para për të na ndihmuar bujarisht sa herë kemi përjetuar kriza dhe tragjedi të mëdha!

Ky solidaritet dhe këto sakrifica do ta forcojnë edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë!

GRAZIE DI CUORE!", shkruan presidenti Meta.


Lajmi kryesor:

Italia kthen nderin, 7 mjekë zbarkojnë në Tiranë, mes tyre shqiptarja që iku studente dhe u rikthye si infermiere: Kam qarë...


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?