Dërgoni Saliun e Petritin të luftojnë në spitale si mjekë, pastaj flisni për Qazimin

31 Mars 2020, 17:59| Përditesimi: 31 Mars 2020, 18:00

  • Share

Ka disa njerëz ky vend, që nuk duan kurrë në botë të shohin që vendi i tyre të ketë një imazh pozitiv në sytë e botës, aq me tepër kur kjo ndodh në një kohë teksa në krye të punëve të vendit është kundërshtari i tyre politik. Sot, heronjtë e botës janë mjekët dhe infermierët, pra sistemi shëndetësor kudo ai ndodhet i cili është në një luftë titanike me vdekjen. Por në Tiranë, po sot, zëra kryesorë të opozitë dhe disa portale pranë tyre kanë gotitur poshtë brezi një infermier, i cili ndryshe nga ata që shkruajnë nga kolltuku i vilave të bëra me para që s’u gjendet dot themeli, ka shkuar në luftë në Itali, për të shlyer një borxh moral të tijin dhe për të na bërë të gjithëve krenar. 

Ai quhet Qazim Ismaili dhe është nga Vora. Faktin që ai është komplet i rregullt me licencën dhe ka me mbi 13 vjet eksperiencë si infermier e bënë publike mediat, faktet mbi jetën e tij të mundimshme familjare, i bëri publike kolegu Ardit Rada me një rrëfim rrënqethës (lexoje https://lexo.com.al/2020/03/31/ju-nuk-e-njihni-qazim-ismailin-qe-femijet-ia-gjymtuat-me-gerdecin/). E megjithatë, politika dhe disa media fare pranë saj nuk ndaluan se godituri infermierin, që duan me çdo kusht ta quajnë pompist karburanti, duke menduar se  kështu do  të ulin e ndosin me gazrat e tyre bluzën e bardhë të atyre që sot po luftojnë me vdekjen dhëmb për dhëmb.

Ata që sot sulmuan medemek Edi Ramën duke i thënë se kë çuar në Itali ‘jo mjekë por pompistë’ janë vetëdiskretituar si asnjëherë më parë. Unë nuk e di se cili është ai/ajo apo ata që këshillojnë opozitën tonë që të çojë nëpër redaksi portalesh lajme të tilla kundër mjekëve e infermierëve në një kohë kur ata janë Gjeneralë në luftën e tretë botërore që po ndodh, por kushdoqoftë, po e zhyt edhe më thellë nga ç’është.

Gjesti simbolik i Shqipërisë së vogël që i tha Italisë mike që ‘ne jemi me ju, ne nuk harrojmë’, është një gjest që nuk duhet të përshëndetet nga Lulzim Basha në mengjes dhe të përdhoset nga ai nën rrogoz në drekë.  Ajo që Shqipëria bëri ndaj Italisë ishte një shlyerje borxhi moral, njëlloj siç edhe infermier Qazimi ndjente se duhet të ishte pranë italianëve siç ishin ata për të në kohë të vështira. Të përpiqesh të bësh pis këtë marrëdhënie kaq të jashtëzakonshme humanizmi e solidariteti është më sa paku të jesh i lig.

PD dhe LSI kanë vërshuar  sot të  amplifikojnë këtë monstruozitet për t’i zbehur medemek Edi Ramës meritat që i dhanë në Itali homologët, duke mos menduar asnjë moment për ata që janë përballë vdekjes. Ky është edhe thelbi i problemit që ka opozita jonë, e cila nuk mendon se çfarë tu ofrojë qytetarëve, por vetëm si të zbehë meritat e kundërshtarit të saj, duke mos llogaritur asnjë rrethanë.

Gjithësesi, ka një mënyrë që të gjithë këtë gafë të madhe që bënë sot duke sulmuar Qazim Ismailin e madh nga Vora, e ajo është një ndjesë publike nga selitë e partive dhe dërgimi i Petrit Vasilit dhe Sali Berishës si vullnetarë në frontin e parë të luftës, meqë janë mjekë!

Komento

Komente

  • Andrea: 02/04/2020 09:42

    Duhet shtuar dhe Dash Shehi, mjeku qe hengri preshin ne Lushnje

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 01/04/2020 11:42

    Saline e Vasilin ti cojme njerin Tufine njerin Sharre

    Përgjigju
  • Hinglateri: 31/03/2020 23:23

    Ssliu e Vadili si zorra by....te dy

    Përgjigju
  • Qytetari: 31/03/2020 18:45

    Jo vetem Sahline dhe Petrine por keni harruar dhe Gagac dr Dritan Shehu dhe dr gjinkalla Orjola Pampuri Kushurira e Vilmamanushi e PPP Oligarges ? E moret vesh

    Përgjigju
  • Mjeku popullor: 31/03/2020 18:12

    Te dilnin nga goja e opozitareve te tjere nuk do te me vinte cudi sepse kete pune kane qe te lehin ham ham si qente rrugace por kur keto fjale dalin nga Sali Berisha dhe Petrit Vasili qe jane mjeke te vjen ndermend poezia e Nolit te madh Anes lumenjve kur thote: Ku e lame e ku na mbeti Vaj vatani e MJERE MILETI.

    Përgjigju
    • Kriminelet: 31/03/2020 18:29

      Cicerojne se mbijetojne nga Simpatizantet,,ne vend qe TI lidhin dhe TI Dergojne ne. Rec te Shkodres .. Vrasesit. Kriminele

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?