30 mijë $ për në SHBA, pas shkarkimit të Becit, caktohet prokurori i ri i dosjes me 51 të pandehur

3 Korrik 2019, 10:56| Përditesimi: 3 Korrik 2019, 11:01

  • Share

TIRANE-Ka kaluar për gjykim në Gjykatën për Krime të Rënda dosja e 51 të pandehurve, të cilët akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore kundrejt shumave të larta të parave në SHBA, Kanada dhe Britani të madhe. Pas shkarkimit nga detyra të prokurorit Eugen Beci nga Vettingu, prokuror i çështjes është caktuar përmes shortit Përparim Kulluri.

Për këta persona rëndon akuza "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal". Shtetasit e trafikuar paguanin nga 30 mijë dollarë për një dërgim në SHBA, në 10 mijë paund për në Britani e 5-10 mijë euro për vendet e Bashkimit Europian. 

Personat që janë marrë të pandehur;
Sajmir Hysenbelliu, Enxhi Koci, Nike Bushi, Adriatik Çekaj, Alfred Kalaj, Mhill Zefi,  Mensur Selami, Bedri Bendaj, Ilir Feçi, Ardian Gurakuqi, Kolë Vushaj, Zaim Hysenbelliu, Nosh Volaj, Prel Gjelaj, Jorgo Shaho, Ardian Corri, Kristjan Zallinaj, Sokol Duli, Euglen Dushku, Leonora Dushku, Roza Frroku, Erenik Avdyli, Blerim Brahimi, Oltjan  Serani, Kreshnik Muja, Fatos Muja, Luan Qyrku, Genci Osmanaj, Arben Kajaçi, Luigj Shtinja, Tanush Prenga, Përparim Kule, Esat Cakoni, Skënder Koci (Keni), Shkëlqim Koci (Jimmy), Borislav Ivanov Krumov, Marin Dimitrov Vasilev, Eno Muçollari, Liri Muçollari, Fuat Zaimi, Nikolin Priska, Haki Tarja, Bashkim Sorra, Ylber Rama, Artur Karaj, Emiljan Sinjari, Ilija Mitrevski, Betim Veliu, Artim Dauti, Zaim Dauti dhe Genc Dibra. (Kliko këtu për të lexuar dosjen e plotë)

Komento

Komente

  • iliri: 03/07/2019 11:03

    80% e ketyre personave mbahen kot ne masen e arrestit me burg, kjo ishte thjesht nje tentative e nje paloprokurori per te marre vleresime qe ti shpetonte vetingut por nuk ja arriti. Shqiptaret kerkojne drejtesi, jo show qe kenaq interesat e askujt dhe rregullon balancat e askujt.

    Përgjigju
    • TONI TIRANE: 03/07/2019 13:32

      Hetimi eshte bere ne bashkepunin me Departamentin e Shtetit sepse kane kapur nga keta qe kane kaluar ne Amerike. Jane Amerikanet qe kane qene pjesetare te hetimit prandaj behet hetimi i plote i e gjitheve.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?