Foto ilustruese

Kronikë

Dërgonte gra shqiptare në Itali dhe i detyronte të prostituonin, arrestohet në Fier 55-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

16 Prill 2021, 08:48| Përditesimi: 16 Prill 2021, 09:06

  • Share

Një 55-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar ditën e sotme në Fier, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se është arrestuar Saimir Mehmeti, i cili rezulton i dënuar në Itali në mars të këtij viti, me 7 vite e 6 muaj burg për veprat penale "Grup kriminal", "Shfrytëzim prostitucioni" dhe "Plagosje".

Arrestimi i tij u bë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Mehmeti,  në bashkëpunim me persona të tjerë, ka rekrutuar dhe dërguar ilegalisht në Itali gra shqiptare, të cilat nëpërmjet dhunës i ka shfrytëzuar për prostitucion.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?