‘Deri në 3 vjeç fëmijëve mos tu jepen pajisje teknologjike’, mjekja në Report Tv: Sjell problematika në sjellje dhe gjuhë

18 Janar, 14:49| Përditesimi: 18 Janar, 15:45

  • Share

Me zhvillimet e vrullshme teknologjike si dhe me përdorimin në masë, kryesisht të mjeteve të komunikimit, është pothuajse i pashmangsëm edhe përdorimi i tyre nga fëmijët në mosha të vogla si dhe nga adoleshentët.

Por përdorimi i tyre mund të sjellë probleme në shëndetin e fëmijëve. Mjekja logopede Aurora Lushej, e ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, tha se deri në moshën 3 vjeç fëmijëve nuk duhet tu jepen pajisje teknologjike në përdorim. Mjekja tha se pas 18 muajsh fëmija mund ta përdor telefonin deri në 30 minuta por gjithmonë duke qenë i kontrolluar.

‘Teknologjia është e pashmangshme. Nuk ka një balancë mes qëndrimit para ekraneve dhe aktiviteteve të tjera fizike. Ka fëmijë që rrinë shumë para ekranit dhe e keqja është kur qëndrojnë 3 vitet e para të jetës.  Kjo sjell më pas problematika që lidhen me sjelljen dhe pjesën e zhvillimit gjuhësor. I bën nervoz pasi krijon një farë varësie. Rrit agresivitetin pasi insiston shumë të marrë telefonin dhe I-Pad pasi kënaqësia që merr është shumë më e madhe. Ky është modeli që prindërit i japin, duhet të jemi në të kujdesshëm për modelin që i japim. Mos të ketë fare përdorim deri në moshën 3-vjeçare. 0 kohë deri 18 muajsh, nga 18- 24 muajsh mund të lejohet 30 min në ditë por gjithmonë të jetë kohë e kontrolluar. Duhet të jetë prindi në kontroll të programeve që fëmijë ndjek.’- tha Lushej.

Nga ana tjetër mësuesja Luiza Nezha, tha se përdorimi i teknologjisë ka bërë që nxënësit të humbin interesin për mësimet dhe i ka larguar ata nga leximi i librave. Sipas mësueset, përdorimi i telefonit duhet bërë me masë.

‘3 nga 5 adoleshentë nuk kanë mundur dot të qëndrojnë pa kontrolluar telefonin. Ne nuk mund ti shmangemi dot asi celularët janë bërë pjesë përbërëse e tyre.  Ka rënë interesi për mësimet, nxënësit e kanë larguar interesin nga librat dhe e kanë fokusuar drejt celularëve. Duhet të përdoret celulari me masë. Sot nxënësit janë më të tërhequr, kanë më pak ëndrra. Janë të përgjumur, ankthiozë dhe janë të tërhequr nga libri.’- tha mësuesja.

Psikologjia Arjana Muça, u shpreh kemi fëmijë sipërfaqësore në të menduar.

‘Kemi fëmijë sipërfaqësore në të menduarin e tyre. Nuk shohin një problem në mënyrë kritike dhe të japin mendimin e tyre. Fëmija merr mëson ndërmjet ndërveprimit. Jep dhe merr dhe ka nevojë të ndihet se është prezent në shoqëri. Familja duhet të luajë një rol shumë të madh.’- tha psikologia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?