Kronikë

Deri në 7 orë pa drita, nesër dhe pasnesër në këto zona të Tiranës do të ndërpritet energjia  

7 Korrik 2019, 18:54| Përditesimi: 7 Korrik 2019, 18:58

  • Share

Ditën e nesërme dhe pasnesër (8-9 korrik) disa zona në Tiranë energjia elektrike do të stakohet për disa orë rresht. Sipas OSHEE kjo ndërprerje vjen për shkak të punimeve dhe investimeve në kabinat e kryeqytetit.

Konkretisht pa energji elektrike me datën 8 korrik do të mbeten këto zona: 09:00-12:00 rruga “Pandi Dardha”; 09:00-13:00 rruga “Njazi Demi”, rruga “Komuna e Parisit”; 09:00-15:00 rruga “Nasi Pavllo”, rruga “Jan Kukuzeli”; 9:30 deri 15:00 Rruga “Siri Kodra”, rruga “Ferit Xhajko”; 09:00-16:00 rruga “Myslym Keta”,  rruga “Andrea Mano”, rruga “Njazi Meka”'; 09:00-11:00 rruga “Besim Fagu”, rruga ”5 Maji”, rruga “Njazi Meka” , rruga “Bardhyl”; 11:00-13:00 rruga “Qazim Vathi”; 13:00-15:00 rruga “Kongresi i Manastirit”.

Ndërsa me datën 9 korrik stakim energjie do të ketë: ora 01:00-04:00 rruga “Sitki Cico”; 04:00-05:00 rruga “Odhise Grillo”; 01:00-06:00 rruga “Hoxha Tahsim” pjesërisht; 09:00-16:00 rruga “Jorgo Plaku” pjesërisht, pranë rrugës “5 Maji”, rruga “Pandi Dardha”, rruga “Njazi Meka”,; 09:00-11:00 rruga “Halit Bega”, rruga “Niko Avrami”; 9.00-13.00 rruga “Preng Bibë Doda” pjeserisht, prane KESH; 09.00-15.00 rruga “Sandër Prosi”, rruga “Fortuzi”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?