George H. W Bush përpara arkivolit të gruas Barbara në Houston

Bota
Top 24

Deri në fund bashkë, George H. W Bush i jep lamtumirën e fundit Barbarës/ Fotot prekëse

21 Prill 2018, 09:25| Përditesimi: 21 Prill 2018, 09:32

  • Share

Ish-presidenti amerikan George H.W. Bush qëndroi përballë arkivolit të gruas së tij Barbara Bush të premten në Houston, ku priti njerëzit që erdhën për t’i dhënë përshëndetjen e fundit gruas së tij.

Barbara dhe George kishin 73 vjet që ishin të martuar. Ajo ndërroi jetë të martën në moshën 92 vjeçare, teksa bashkëshorti i qëndronte pranë.

Ish-presidenti nuk pritej që të merrte pjesë në ngushëllimet e së premtes, por ai mori një vendim në momentet e fundit për të qenë i pranishëm.

George H. W Bush dhe gruaja Barbara, një jetë të pa ndarë

“Tha vetëm dua të shkoj. Ishte komplet spontane”, - tha një ndihmës e e tij për NBC News.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?