Deri në tre vite burg për ata që shesin ushqime të skaduara

6 Qershor 2019, 21:59| Përditesimi: 6 Qershor 2019, 22:32

  • Share

Burg për këdo që do mashtrojë me ushqimet. Shitja e ushqimeve të skaduara, falsifikimi i produkteve në të gjitha fazat e prodhimit dhe përdorimi i kimikateve, do të konsiderohen si krim dhe do ketë dënime deri në tre vjet burg. Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.

Sipas specialistëve të Ministrisë së Drejtësisë shkelja e parë do konsiderohet si kundërvajtje penale dhe do ketë dënime alternative ndërsa në rast se shkeljet do përsëriten dënimi do të jetë me burg.

Burg do të ketë edhe  ata që do vendosin te produktet të dhëna që nuk korrespondojnë ose paraqisin të dhëna të rreme në etiketë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?