Dy muajve pritje u ka ardhur fundi pasi Espanyol mbrëmjen e së mërkurës zyrtarizoi Keidi Baren si blerjen më të re të klubit. Mesfushori i kombëtares shqiptare firmosi një kontratë katër vjeçare me katalanasit me të cilët do të përfitojë në total mbi 2 mln euro.
23-vjeçari prej një viti e gjysmë ishte pjesë e Malaga-s, e cila hoqi dorë për 2 mln euro duke iu dorëzuar Espanyol, që gjithsesi këtë sezon do të luajë në La Ligën e dytë spanjolle. Në prezantimin e tij te klubi i ri Bare u shpreh:
“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Kam pritur gati dy muaj, por tani jam gati. I njoh tifozët, të cilët janë shumë besnik ndaj ekipit. Ata i ndodhen pranë Espanyolit në kohë të mira dhe të vështirë, gjithmonë na brohorisin.
Espanyoli është një klub historik me një traditë të gjatë në La Liga dhe këtë vit shpresojmë të rikthehemi aty ku na takon.”
Në ditët në vijim mund të kemi një tjetër lëvizje të legjionarëve. Kjo pasi Lecce në Seria B dhe Kastriot Dermaku kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një marrëveshje, por problem në kët mes qëndron Parma, që për të lënë të lirë mbrojtësin duhet të gjejë një zëvendësues.
Tuttomercatoweb raporton edhe për Hysajn, i cili nuk po arrin dot të rinovojë me Napolin. Sinjalet e fundit për kapitenin e kombëtares vijnë nga Rusia atje ku Spartak Moska e sheh si një alternativë në rast se dështon me Sergie Aurier.