Nuk e shohim qartë nga video e redaksisë së “Stop”, mes krevateve të vogëlushëve të kopshtit në Tiranë, nëse edukatorja Majlinda Dehima e godet vajzën 3 vjeç apo tërheq fort këmbën e ngecur ndoshta mes ristelave të krevateve, apo të tjera rrethana aty. Nuk shohim dot, por dëgjojmë. Dhe ajo që dëgjojmë, përtej dhimbjeve fizike, arrin tek të gjithë ne më thellë, duke zbuluar një shëmti shpirtërore turpëruese dhe një mungesë të tmerrshme të dashurisë, e të ndjenjave njerëzore: “Çfarë bën ti mi?! Çfarë bën ti mi?! Hë çfarë bën? Çfarë bën mi?! Pse ta kemi ty qefin në mëngjes, drekë e darkë? Sharabajgë! Hiqe moj këmbën këtu, hiqe këmbën, hiqe këmbën!!!”. I drejtohet edukatorja vogëlushes.
E njohim edukatoren Majlinda Dehima përmes fotos së saj të shpërndarë nëpër media; ka një portret me linja të buta, gati-gati të ngrohta, familjare, të rregullta. Nga ai portret sheh figurën e një edukatoreje të cilës çdo nënë do t’ja besonte fëmijën e saj, siç ja kanë besuar edhe pridërit e 3-vjeçares. Por, mesa duket, natyra e vërtetë e disave del në pah në rrathana të veçanta: për ndonjë, në errësirë, për dikë, kur është në vetmi, për të tjeër, kur janë larg syve të kontrollit të shtetit, larg familjarëve, larg miqve dhe të njohurve. Për të tjerë akoma, kur janë në prani të të ngjashmëve prej të cilëve, në vend që të pengohen, marrin forcë. Çfarë dëgjuam dhe pamë nga puna e gazetarëve, nga një anë është një mallkim, por nga ana tjetër, është një fat dhe një ndihmë për të qenë të gjithë më me sy hapur, më vigilentë, më kërkues dhe pretendues ndaj njerëzve dhe institucioneve të cilëve iu besojmë.
Goditja, por dhe fjalët e thëna me përbuzje, me nënvleftësim, ishte dërrmimi më i madh që kjo edukatore na dha të gjithëve bashkë, por që vetëm të gjithë bashkë, mund të ndryshojmë gjërat nëse duam me të vërtetë të përmirësohemi e të mos biem prehë. Duhet ta vendosim veten në vend të prindërve të vogëlushes, e cila, tani është edhe vogëlushja jonë. Ata konstatuan abuzimin dhe u shpërfillën nga struktura shtetërore që duhet të alarmoheshin më shumë se vetë prindërit për atë që kishte ndodhur. Por edhe kjo nuk mjafton. Përballë një abuzimi, si qytetarë, duhet të shkojmë pa ndalur deri në rrënjë: Kush e kishte lejuar atë realitet të palicensuar, kush duhej ta kontrollonte dhe nuk e pati bërë? Duhet ta bëjmë pa u dorëzuar.
Vendet perëndimore, vendet demokratike janë bërë të tilla sepse qytetarët e saj nuk janë gojëmbyllur apo symbyllur përballë abuzimeve dhe antishtetit.
Nëse duam të bëjmë një Shqipëri sa më të drejtë, sa më mirë të funksionojë, dërrmimin duhet ta kthejmë në forcën tonë kundër indiferencës për të vepruar kundër atyre që me pamjen na manipulojnë, por me veprimet na dëmtojnë, sa herë që iu jepet mundësia.
Nuk e di per ate familje sesi jane edhe nuk e imagjinoj dot dhimbjen e tyre, por nese do ti ndodhte femijes tim ajo gje, zoti e di se cfare mund te kisha bere ne ste kopsht
Përgjigju