Kylian Mbappe

Deschamps largon Kylian Mbappe nga kombëtarja franceze

7 Nëntor, 14:27| Përditesimi: 7 Nëntor, 14:46

  • Share

Kylian Mbappe mungoi për kombëtaren franceze gjatë muajit tetor për ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe një gjë të tillë do bëjë edhe në nëntor në përballjet kundër Izraelit dhe Italisë.

"Le Parisien" bën me dije se Mbappe nuk do jetë as këtë muaj me ekipin, duke ngritur dyshime për besnikërinë e tij në ndeshjet e një turneu me nivel jo shumë të lartë për objektivat e skuadrës.

Trajneri Didier Deschamps tregoi për mediet se ky është një vendim i tij, pasi Mbappe ishte i gatshëm për ekipin.

“Kam pasur diskutime me Kylian dhe mora vendimin tim. Është më mirë kështu... Mbappe donte të vinte me ne, nuk është për shkak të ndonjë problemi tjetër. Është një vendim vetëm për këto dy ndeshje", tha trajneri.

Pas sfidës me Izraelin, ekipi francez përballet me Italinë në udhëtim dhe nëse kërkon vendin e parë në grup do duhet të marrë pikë, por pa Mbappe në ekip.

Sulmuesi i Real Madrid po kalon një situatë jo të mirë edhe në Spanjë, me "Galaktikët" që janë në një mini-krizë pas dy humbjeve radhazi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?