Kupa e Botës në Rusi është shansi më i mirë për talentin francez Kylian Mbappé, i cili ka shënuar 3 gola deri tani, por më shumë se rrjetat e tij, e rëndësishme tashmë është fitimi i trofeut. Gjysmëfinalja e Francës kundër Belgjikës është një fazë shumë e rëndësishme dhe trajneri Didier Deschamps dëshiron ta ngacmojë, teksa thotë:
Ai nuk duhet të ndihet i kënaqur. Kupa e Botës nuk ka përfunduar, ai duhet të fluturojë lartë, më lart se shokët e tij. Unë do ta lejoj që të ndihet i kënaqur.
Trajneri Didier Deschamps
Një episod i kotë gjatë sfidës së Uruguajit, një simulim që i dha karton të verdhë dhe ndoshta mund të kishte shkuar edhe më keq, prandaj trajneri e zëvendësoi, duke pasur edhe luksin e rezultatit 2-0 në avantazh. Deschmps nuk kërkon të bëjë polemika mbi këtë rast, duke u mjaftuar me fjalët:
Unë dua të mirën e tij dhe ai e di atë.
Trajneri Didier Deschamps
Në fakt, Mbappe e teproi me atë simulim ndaj Uruguajit dhe menjëherë filluan ta krahasojnë me Neymar, që është bërë objekt i talljeve në rrjetet sociale. Por Mbappe është këshilluar që mos e përsërisë më atë gjest dhe fokusohet te gjysmëfinalja ndaj Belgjikës.
Ky mund të jetë Botërori i Mbappe, që nëse do të ishte përcaktues në Rusi, do të ngjitej në podiumin e yjeve. Gjithçka tashmë është në dorën e tij.