Postera të Pele-s të ngjitur nëpër vende të ndryshme pas lajmit për vdekjen e tij

‘Dëshira e Pele, urdhër për t’u zbatuar’, drejtuesit e Santosit nuk do të tërheqin nga përdorimi fanellën me numrin 10

1 Janar 2023, 15:23| Përditesimi: 1 Janar 2023, 15:28

  • Share

Fanella me numrin 10 do të jetë e lirë për t’u përdorur nga lojtarët e skuadrës braziliane Santos pavarësisht supozimeve se mund të tërhiqej nga përdorimi pas vdekjes së legjendarit Pele.

Kanë qenë vetë familjarët e tij ata të cilët kanë propozuar që fanella me numrin 10 të mos përdorej më në shenjë respekti ndaj legjendës Pele që ndërroi jetë pak ditë më parë.

Presidenti i klubit të Santosit Andrés Rueda kishte pezulluar përkohësisht përdorimin e fanellës, ndërsa priste që vendimi të votohej nga këshilli i klubit. Por në orët e fundit ka dalë një intervistë e vetë Peles i cili pretendonte se ishte kundër tërheqjes së fanellës.

Për këtë arsye, president ii Santosit është tërhequr nga qëndrimi i tij i mëparshëm duke deklaruar se fanella me numrin 10 do të mbetej në dispozicion të lojtarëve të skuadrës braziliane.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?